“Janë përcaktuar piketat”/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së zbërthen planin e Berishës, revoltohet keq Murrizi dhe bën deklaratën e fortë: Nëse Ilir Meta…

Jepi Share

Një debat i ashpër është zhvilluar sëfundmi në emisionin ‘Spotlight’ mes ish-deputetit Myslim Murriz dhe ish-anëtarit të Kryesisë së PD-së, Gent Malko.

Ky i fundit parashikoi se në korrik Ilir Meta do të vihet në krye të LSI-së dhe opozita do të udhëhiqet prej tij.

“Po iu them atyre që mblidhen aty si e shoh unë. Në korrik Presidenti bëhet kryetari i LSI-së dhe ne do të shohim, sepse janë përcaktuar piketat  e frontit opozitar, e atij fronti që do luftojë realisht me Ramën. Ne do shohim që karrocën e opozitës, edhe pse kanë vajtur me Sali Berishën do ta tërheq Ilir Meta. Dhe atëherë t’iu bëj një pyetje, se ndoshta sot nuk janë të qartë. A do të jenë të kënaqur, a do të jenë të aftë të dalin nga ullija në të cilën janë futur për ta vajtur tek identiteti i tyre politik, apo do të vazhdojnë të përhiqet pastaj nga një opozitë që nisi me Sali Berishën dhe do të përfundojë me Ilir Metën.”, tha Malko.

“Do të ta jap unë përgjigjen i pari. Mua nuk do të më kesh kurrë në një organ që do të drejtohet kolegjialisht nga Ilir Meta”, tha Murrizi.

“Jo kolegjialisht, faktikisht. Do të thotë koalicion, por faktikisht do drejtohet nga Meta.”, tha Malko.

“Myslim Murrizi nuk do të bëjë pjesë në asnjë strukturë ku drejtues do të jetë Ilir Meta.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Nuk iu besonte dot syve”/Rudina Hajdari rrëfen çfarë ndodhte çdo mëngjes para shtëpisë së saj kur ishte gjallë Azemi: Ai e bënte këtë çdo ditë!

Read Next

Gjykata e la në burg, reagon avokati i ish-truprojës së Saimir Tahirit: Ishte vendim i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular