Theri me thikë dy vëllezërit që i shtypën qenin, arrestohet 43-vjeçari (Detajet)

Jepi Share

Arrestohet Ibrahim Duda nga policia e Sarandës pasi ka goditur me thikë dy vëllezër adoleshentë ngaqë i shtypën qenin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar Dudës  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 24 prill në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”.

Kujtojmë se zënka mes 43-vjeçarit dhe dy vëllezërve adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç ndodhi për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i shtypën me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë.

Pas ngjarjes Duda u arratis. Ai njihet si përdorues i drogave të forta, dhe është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Foto/ Përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre, 39-vjeçari i nënshtrohet testit të drogës, ja rezultati

Read Next

Arrestohen 3 ‘skifterë’ shqiptarë, bënin namin me grabitje në Itali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular