
Ka menduar që të vetëvritej kur martesa e tij me Sophie Cachia po shkonte drejt fundit dhe ajo kryente marrëdhënie seksuale me femra të tjera. Kjo është deklarata që ka shokuar gjithë fansat e sportistit të njohur, Jaryd Cachia.
Ky i fundit e mbështeti ish-bashkëshorten e tij në momentin kur ajo ka kuptuar se tërhiqej seksualisht nga femrat e deri në puthjen e parë me një sportiste, me të cilën ishte shumë e fiksuar.
“Sado që isha i lumtur për faktin që e mbështesja, nuk isha mirë mendërisht, teksa përballesha me mungesën e një qëllimi në jetë”, tha 30-vjeçari.
Por Cachia ka shtuar se kur Sophie ka marrë vendimin që t’i jepte fund martesës së tyre, ka qenë një goditje e madhe për të, pavarësisht se ajo kishte eksploruar seksualitetin e saj për muaj të tërë.
30-vjeçari është shprehur se ende kryenin marrëdhënie seksuale bashkë dhe gjërat dukeshin pothuajse normale, derisa bashkëshortja i kërkoi divorcin.
Sophie Cachia i vuri në dukje se dëshironte të takohej me femra të tjera, por këtë nuk e bënte dot për shkak se ai ishte shumë i njohur në Melbourne.
“Ajo e dinte që nuk e isha mirë, por nuk i thashë se sa keq isha, deri në momentin që vendosja t’i jap fund jetës”, ka rrëfyer sportisti i njohur, i cili ka shtuar se “ishin fëmijët e mi që më jepnin forcë të ecja përpara, por urreja veten kur dilja në pasqyrë”.
Jaryd tha se “ndjeu që bota përreth tij po thërrmohej”. Ai kishte mbaruar karrierën si sportist profesionist, nuk ishte pranuar në forcat e policisë dhe tani po shikonte bashkëshorten që po largohej nga ai.
“Zgjohesha në mëngjes dhe isha në humor të keq pa asnjë arsye”, pranoi ai. Por ai e fshehu dhimbjen e tij teksa shikonte gruan që ishte e lumtur duke eksploruar seksualitetin e saj.
“Kisha respekt për të si nënën e fëmijëve të mi dhe si grua, duhet ta ndihmoja dhe mbështesja”, ka treguar sportisti.
Sophie, e cila ka dy fëmijë me Jaryd, Bobby, 8 vjeç dhe Florence, 5 vjeç, tha për “FEMAIL” se u trondit kur zbuloi se ai kishte pasur shumë vështirësi ndërsa ajo po shijonte një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj.
Mediat e huaja shkruajnë se 31-vjeçarja rrëfeu se filloi të tërhiqej seksualisht nga femra të tjera në moshën 27-vjeçare.
Sophie, e cila tani është e fejuar prej 18 muajsh me basketbollisten profesioniste Madeleine Garrick, 30 vjeç, tha se udhëtimi i saj ka qenë ‘vërtet i vështirë’.

