Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë/ Dalin detajet rreth gjendjes shëndetësore të çiftit, babai me 5 brinjë dhe legenin e thyer, ndërsa…

Jepi Share

Aksidenti i djeshëm në Tiranë, ku një makinë luksoze përplasi çiftin e bashkëshortëve bashkë me foshnjën e tyre 3 muajsh, shkaktoi reagime të forta në opinionin publik. Janë siguruar informacione nga gjendje shëndetësore e Vilma dhe Arjan Konomit, të cilët u morën para nga një mjet që nuk respektoi sinjalistikën, ndonëse çifti ecte te vijat e bardha.

Burime të sigurta nga spitali i Traumës thanë për Çelmetën se gjendja aktuale shëndetësore e çiftit të aksidentuar është e stabilizuar. Tashmë çifti ndodhen në një dhomë ne spital dhe kanë dalë nga reanimacioni, ndërkohë që pritet t’iu bashkohet edhe vajza e tyre e vogël, e cila fatmirësisht nuk pati lëndimeve, veç një gërvishtje të lehtë te syri.

Sipas mjekëve burrë e grua janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, foshnja doli sot nga spitali, ndërsa nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, por është vendosur që të jetë në një dhomë me prindërit e saj. Mësohet se 43-vjeçarja Vilma Konomi është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup. Ndërsa 48-vjeçari Arjan Konomi ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Prisni dhe shikoni…”, çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela: Bashkë me Rusinë do të falimentojnë me goditje drastike edhe të paguarit e Moskës e të Beogradit në qarqet e larta të politikës shqiptare

Read Next

Spiropali-Berishës: Sali nuk ke faj që flet për prokurorë dhe vrasje, pasi SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve të tu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular