Del nga burgu Elsa Lila, avokati Visha: Ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat

Jepi Share

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e arrestuar me bujar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e sotme nga burgu.

Lajmi është konfirmuar nga daja i saj, avokati Saimir Visha në Syri Tv, Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën”, tha Visha.

Këngëtarja Elsa Lila u shoqërua në polici nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Habit Nano me deklaratën e tij: Do doja ta kaloj një natë në krevat me Bora Zemanin

Read Next

Zgjedhje e presidentit të ri, Fatos Lubonja tregon si duhet të jetë pasuesi i Ilir Metës: Do të jetë e vështirë, opozita duhet të ishte pjesë e procesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular