Erion Braçe pyet qeverinë: Ndajeni mendjen, jeni me fshatarët apo me…

Jepi Share

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, nga foltorja e Parlamentit, u shpreh se qeveria ka dështuar me heqjen e barrierave dhe hapjen e tregut. Braçe e lidhi këtë dështim me rritjen e çmimeve në vend, duke u shprehur se shumë sektorë të ekonomisë janë në duart e dy ose tre kompanive.

“Në përfundim dua t’ju them dy gjëra.

E para, tregjet kryesore te ne janë këneta, nuk ndryshon asgjë në to. Tregu i naftës në kohën tuaj kishte 5 operatorë, ka sot 4 operatorë. Njëri iku, ishte ai që ishte i lidhur me ARMON, endet nëpër botë e kërkojnë të gjithë për të arrestuar, se kapin dot. Tregjet e tjera janë në të tilla kategori, 4 ishin, 4 janë, 3 ishin, 3 janë, madje janë me të njëjtat emra.

Ne nuk ia dolëm dot të hiqnim barrierat e vendosura gjatë qeverisjes demokratike, e të krijonim mundësi për hyrje të reja në tregje dhe konkurrencë efektive.

E dyta duhet ndarë mendja ose me tregtarët ose me fshatarët”, tha Braçe.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Hipoteza e Bushatit: Rama ka planifikuar të çojë në burg një ministër tjetër

Read Next

Plas keq mes Berishës dhe Manjës në Kuvend: Çfarë të shtyn të bëhesh badigard i Edi Ramës? Hapja zemrën kolektivit! Ministri: E kam për nder që jam shërbëtor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular