“I mori 100 mijë euro Ervis Martinajt për të vrarë Endrit Doklen”, Nuredin Dumani: Ja pse nuk e ekzekutova

Jepi Share

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së Nuredin Dumani, dhënë para grupit hetimor, e cila çoi në çmontimin e disa bandave dhe zbardhjen e disa vrasjeve ndër vite.

Burime për News 24 bëjnë me dije se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles. Dumani ka deklaruar se ka i ka marrë 100 mijë euro Ervis Martinajt për të kryer vrasjen, por nuk e ka ekzekutuar Endrit Doklen, por i ka marrë paratë vetëm se donte konflikt me Ervis Martinajn.

Endrit Dokle u hetua e u dënua për një sërë krimesh mes tyre dhe tentativën për eliminimin e Lulzim Berishës, ish-kreut të Bandës ku dhe vetë Dokle ishte anëtar. Ai është dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Gjithashtu, nga dëshmia e Nuredin Dumanit është zbardhur dhe se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Çfarë ka ndodhur? Sali Berisha kallëzon penalisht gjyqtarin e njohur (DOKUMENT)

Read Next

Mbi 2.8 kg tritol, kush është personi që tentoi të hedh në erë vilën dy-katëshe të Talo Çelës, pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Florenc Çapjan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular