Tre “koka” të krimit mbyllen në regjimin “41 BIS”, mes tyre dy grabitësit e “Rinasit”

Jepi Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar futjen në regjimin e posaçëm “41 BIS” të tre personazheve të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala.

Sipas vendimit, ata do të qendrojnë në regjimin e posaçëm “41 BIS” për një afat 1 vjeçar. Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjensitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.

Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala akuzohen si dy prej autorëve të grabitjes së famshme në aeroportin e Rinasit më 9 Prill 2019. Ata u arrestuan në vitin 2020 në Golem, ku po qëndronin në një shtëpi me qira.

Ndërsa, Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar në Durrës. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Iu dogjën vetullat dhe fytyra, ‘e mbylla me 200 mijë euro me këta qentë e Durrësit”/ Çfarë thoshte Nuredin Dumani për killerin e…

Read Next

Çani i bën pyetjen Metës: A ke bërë gati fjalim, ta kesh kur të të shpallin non-grata?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular