“Ja kush do bjerë në rrjetë”/Analisti paralajmëron deputetët: Prokurorët nga Franca do vijnë me të dhëna drithëruese

Jepi Share

Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëron se shumë shpejt në Tiranë pritet të zbarkojnë prokurorë nga Belgjika, Franca dhe Holanda. Ai deklaroi se bëhet fjalë për akuza ndaj personazheve që përdornin metodat e encrochatit, pa e ditur se mund të përgjoheshin.

Ai shtoi më tej se ka një numër të lartë deputetësh shqiptarë që flasin me programe ‘encrochat’ dhe se ka qindra mijëra biseda të përgjuara, mes tyre edhe shqip. Sipas tij, prokurorët e huaj do vijnë në Tiranë me të dhëna drithëruese

“Ka një diferencë mes asaj që dihet dhe asaj që mund të provohet. Shumicën e krimeve dihet se kush i kanë bërë. Pas disa kohësh në qeli, të burgosurit vetë që dinë më shumë se organet ligjzbatuese, rrëfejnë me njëri-tjetrin. Ajo çfarë pritet nuk është se sa arrestohen, por aftësia që ka SPAK për të provuar fajësinë e tyre.

Unë e ritheksoj se në Tiranë sot ka shumë më tepër frikë. Frika është aromë, ndjehet. Duke perifrazuar një film të famshëm, drejtësia nuk është si postieri që troket vetëm një herë. Drejtësia troket dy dhe më shumë herë. Sot, nëse ndiqet rruga e parasë kuptohet shumëçka tjetër, që nga politika deri në botën e krimit.

A ka ndonjë mundësi të verifikohet se sa deputetë flasin me një telefon të dytë me këto sistemet e inkriptuara? Nuk janë pak. Po ju them se janë në poztë dhe në opozitë. Kanë qenë dje, janë edhe sot. Prokuroria e Francës e ka mbajtur sekret këtë mënyrën e encrochatit dhe ka qindra mijëra biseda të përgjuara, mes tyre edhe shqip. Njerëz që kanë menduar se nuk përgjoheshin.

Pritet të zbarkojnë në Tiranë prokurorë nga Belgjika, Franca dhe Holanda me të dhëna drithëruese” – tha Vangjeli në Report tv.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Pas SHBA, edhe BE i ka hequr vizën Metës/ Shikoni çfarë i bëri zyrtari i lartë i BE-së

Read Next

“Ka dy faktorë kundër meje” – Berisha tregon çfarë po ndodh me gjyqin kundër SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular