VIDEO/ “Rama do ikë si Millosheviçi”- Ilir Meta tregon skemën: Ja si do ta rrëzoj

Jepi Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se forca politike që ai drejton është me kapacitet maksimal dhe synimi është përmbysja e regjimit dhe largimi i Ramës nga pushteti.

Nga Jala, ish-kreu i Shtetit u shpreh se Rama do të largohet njësoj si Millosheviçi, ndërsa theksoi se mesazhet kanë qenë të qarta, rikthimi i demokracisë dhe kthimi i pushtetit tek qytetarët.

“Në shtator do të presim një angazhim të plotë të opozitës. Partia e Lirisë që nga 25 korriku është me kapacitet të plotë. Shqipëria ka nevojë shumë nga opozita e vërtetë për të rritur besimin, seriozitetin e saj për përkushtimin drejt një ndryshimi, përmbysjes së këtij sistemi të kalbur, sistem që mesazhet janë dhënë të qarta në rikthimin e demokracisë dhe kthimin e fuqisë së qytetarëve. Ne jemi këtu për t’i dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend dhe ne jemi për ti dhënë fuqinë e vërtetë popullit të Shqipërisë dhe jemi këtu për të udhëhequr një ndryshim që do t’i japë fund personalizimit të pushtetit dhe kapjes nga një klikë e ngushtë, jo vetëm sot, por përgjithmonë. Në bashkëpunim me popullin, i cili është i vetëdijshëm që nuk ka pasur Ramoviçi e di që nuk ka legjitimitet, prandaj bën edhe marrëzira të tilla. Ai do të rrëzohet siç e meriton. Me vendosmëri për t’i kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona.  Si iku Millosheviçi, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë”, u shpreh Ilir Meta për Fax News.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Zhdukja e të fortit/ Çfarë dëshmoi vajza që shoqëroi Ervis Martinajn në Durrës?

Read Next

SPAK thellon hetimet ndaj Ilir Metës/ Kërkon të dhënat për transfertat e frikshme bankare të 700 mijë dollarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular