Për çfarë akuzohet Vangjush Dako, nga non-grata nga SHBA te arrestimi

Jepi Share

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është vënë në pranga, sot nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Sipas burimeve Dako akuzohet për shpërdorim  detyre përsa i përket një pallati të dëmtuar nga tërmeti.

Por në vitin 2019 Departamenti i Shtetit amerikan vendosi që ish-kryebashkiakun e Durrësit ta shpallë Non Grata, duke vijuar më pas me Sali Berishën dhe Aqif Rakipin.

Dako hyri listën e personave që u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.

Në njoftim theksohej se arsyeja e kësaj mase është përfshirja e tij në raste të mëdha korrupsioni.

Në atë kohë Vangush Dako ishte zyrtari i tretë nga Shqipëria që ndalohej të hynte në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen.

Para tij, e njëtja masë ishte marrë ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adritaik Llalla dhe ish deputetit socialist Tom Doshi.

Në një shkrim në korrik të vitit 2019 ‘Zëri i Amerikës’ shkruan se kishte nxjerrë në pah , rastin e hetimeve të Prokurorisë për kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili rezultonte të kishte mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017s.

Zëri i Amerikës vazhdon më tej shkrimin e saj: Bisedat e përgjuara telefonike sipas dosjes së prokurorisë tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Zoti Dako i ka mohuar akuzat.

Gjatë një debati në parlament për këtë rast, kryeministri Rama i doli në mbrojtje zotit Dako, duke i quajtur përgjimet “llafe kafenesh”, ndonëse më pas nuk e kandidoi më zotin Dako për zgjedhjet e fundit lokale të 30 qershorit, por pa njohur përgjegjësi për rastin e tij.

Kujtojmë që ligji që u ndalon hyrjen në ShBA të zyrtarëve të huaj, është një prej mjeteve që ka në dispozicion administrata amerikane për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarë të huaj.

Në ndryshim nga ligjet për dhënien e vizave, ku në rast refuzimi, vendimi është konfidencial, ligji që përcakton zyrtarët e huaj si persona jo të përshtatshëm për të hyrë në Amerikë, nuk është konfidencial dhe mund të bëhet publik.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Escobar dhe Lajçak në Beograd dhe Prishtinë në fillim të javës

Read Next

“Xhuxhi di shumë gjëra për ata lart”, Artan Hoxha: Me ato që mund të rrëfejë Dako…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular