
Qytetarë të shumtë dhe Lëvizja Bashkë protestoi sot, për të mbrojtur parkun mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit.
Parku është rrethuar dhe pritet që të kthehet në kantier ndërtimi, për një kullë tjetër në atë zonë. Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, tha mes të pranishmëve se kullat janë për të pastruar paratë e drogës e korrupsionit.
“Tirana është një nga më të varfërat në Ballkan. Këto hotele të pafundme nuk do ti shërbejnë konsumatorëve, se Tirana është një qytet i varfër. Këto kulla kanë një funksion; të pastrojnë paratë e drogës, paratë e korrupsionit, këto kulla jo vetëm po shkatërrojnë qytetarin, por nuk do të kenë asnjë minimum funksionaliteti. Kush blen zyra, apartamente në këtë qytet që po zbrazet? Fatkeqësia e Tiranës ka një qeveri nga hajduta e përbindësha. Ka një sistem të përbërë nga parti të vjetra që përbëjnë nga të njëjtët oligarkë”, tha Arlind Qori.
Parku është rrethuar dhe pritet të kthehet në një kantier ndërtimi.
“Këta ulërasin do të bëjmë Dubain, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”, u shpreh një protestues.
