Çfarë po ndodh me ish-agjentin e FBI-së/ Nga lidhja me oligarkun rus te çështja me Shqipërinë

Jepi Share

Ish-kreu i kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal është në bisedime për t’u deklaruar fajtor për akuzat në lidhje me punën që ai dyshohet se ka bërë për një oligark rus të sanksionuar pas largimit nga qeveria, sipas një urdhri gjykate, raporton CNN.

Gjykatësja Jennifer Reardon, e cila është duke mbikëqyrur çështjen, publikoi një urdhër të hënën duke treguar se ajo ishte informuar se McGonigal “mund të dëshirojë të ndryshojë deklaratën e fajësisë”. Gjykatësja vendosi një procedim për pranimin e fajësisë për javën e ardhshme.

McGonigal u akuzua për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.

Oleg Deripaska u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

Në të njëjtën ditë, McGonigal u akuzua për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se kishte marrë nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare.

Lidhur me çështjen e Shqipërisë, javën e kaluar në një seancë gjyqësore në Uashington, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjyqtarit që mbikëqyr atë çështje se kishte një “shans të mirë që çështja do të zgjidhej” pa pasur nevojë të shkonte në gjyq.

McGonigal, i cili është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së që akuzohet për një krim, më herët është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/“Resort, kullë, ndërtime”, Mero Baze zbulon si ua hedh Rama “copat” njerëzve të Berishës, për t’i kapur si opozitë

Read Next

VIDEO/ Kulla prapa TOB, Fatos Lubonja zbardh prapaskenat e forta të lidhjeve mes Berishës, Bashës dhe Edi Ramës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular