
Disa ditë më parë në qytetin e Vlorë policia zbuloi një rast përdhunimi të një 26-vjeçareje, e cila ishte droguar nga 3 persona sipas policisë dhe më pas ata kishin kryer marrëdhënie me të. Pas përdhunimit të 26-vjeçares, personat janë larguar duke e lënë vajzën së cilës po i dilte shkumë nga goja.
Lidhur me këtë ngjarja gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj bëri një investigim dhe zbuloi se kishin qenë 4 persona dhe jo 3.
Njëri prej tyre ishte i biri i një pronari televizioni në qytetin e Vlorës. Pas denoncimit të gazetares, babai i të dyshuarit për përdhunim dhe njëherësh pronari i televizionit ka kërcënuar gazetaren Afrovita Hysaj.
Sipas saj ai i ka thënë se: Je në gjak me mua.
Ndërkohë dhe website-i i këtij televizioni ka përdorur një gjuhë fyese ndaj gazetares me etiketime denigruese.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve shqiptarë duke e konsideruar një akt të rëndë. Ky material përmban vlera antiligjore.
