Ilir Meta nga burgu: Edi Rama, zjarrvënësi i vërtetë i Shqipërisë, po u liron vendin oligarkëve

Jepi Share

Tiranë, 13 gusht 2025 – Nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja”, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “zjarrvënësin e vërtetë të Shqipërisë” për menaxhimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Në një mesazh të publikuar sot nga partia e tij, Meta akuzoi Ramën për dështim të plotë në parandalimin dhe trajtimin e krizës së zjarreve, duke e lidhur situatën me korrupsionin dhe keqqeverisjen.“Zjarrvënësi i vërtetë i Shqipërisë është Edi Rama,” deklaroi Meta.

“Në 12 vite në pushtet, ai i pati të gjitha mundësitë për të marrë masa efektive parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, por bëri të kundërtën. Pyjet, kjo pasuri kombëtare, nuk kanë qenë kurrë prioritet i tij, por objekt i plaçkitjes, prerjes dhe kontrabandës nga deputetë dhe qeveritarë të tij.”

Meta kritikoi ashpër mungesën e investimeve në infrastrukturën zjarrfikëse, duke krahasuar Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, e cila ka blerë avionë zjarrfikës.

“Nuk shpenzoi asnjë cent për të blerë avionë zjarrfikës, por djeg çdo vit qindra milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, koncesione dhe ‘tigra’ lundrues (TEC-e), që vetëm energji elektrike nuk prodhojnë,” shtoi ai, duke iu referuar kontratave të dyshimta të qeverisë.Ish-presidenti denoncoi gjithashtu përdorimin e ushtrisë, sipas tij, jo për të luftuar zjarret, por për të penguar mediat dhe për të mbrojtur interesat e qeverisë. “Në vend të angazhojë ushtrinë për të shuar flakët, e përdor për t’i fikur sinjalin dhe për të grabitur zyrat e dosjet investigative të NEWS 24,” tha Meta, duke iu referuar një incidenti të pretenduar kundër medias.Meta shprehu shqetësim për braktisjen e qytetarëve në mes të krizës, duke akuzuar Ramën se “shullehet në plazh” ndërsa vendi përballet me flakët. “Qytetarët janë braktisur pa mëshirë mes zjarreve, ndaj çdo propagandë e justifikim vetëm sa provon përgjegjësitë shumë të rënda penale dhe politike të kësaj Narkoqeverie,” u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Meta ngriti dyshime edhe për zjarrin në “Syrin e Kaltër”, duke sugjeruar se flakët mund të jenë një “prelud” për ndërtimin e resorteve për oligarkët apo klientët e qeverisë. “Le të shpresojmë që te ‘Syri i Kaltër’, flakët, që përpinë këtë perlë të papërsëritshme të natyrës shqiptare, të mos jenë preludi i ndërtimit të resortit të radhës për ndonjë oligark ose klient ‘strategjik’ të Qeverisë,” përfundoi ai.

Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar ende drejtpërdrejt deklaratën e Metës, por ka theksuar në daljet publike se qeveria po punon për të kontrolluar zjarret dhe për të ndihmuar zonat e prekura. Situata mbetet kritike, me vatra zjarri aktive në disa qarqe të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në natyrë dhe infrastrukturë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Berisha: Rama, njeriu që i ka vënë flakën Shqipërisë

Read Next

Nisin lëvizjet e fuqishme para takimit mes Trumpit dhe Putinit në Alaskë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular