Policia greke ka goditur një grup trafikantësh të cilët po trafikonin sasi të mëdha të lëndëve narkotike.
Oficerët e Divizionit të Sigurisë Selanik në bashkëpunim me zyrën e DEA-s amerikane në Athinë konfiskuan një sasi prej 300 kg kokainë të pastë e cila vinte nga Amerika Latine dhe kapte vlerën e gati 100 milion eurove.
Operacioni është zhvilluar në një banesë në Selanik e cila ishte marrë me qira nga një çift shqiptarësh.

Ata janë identifikuar si Adriani dhe Nela, përkatësisht 37 dhe 36 vjecc, të cilët janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takimin me dy kroatë, njëri prej të cilëve arriti të arratisej pasi arriti të hidhej nga ballkoni në ballkon. Kroati që u arratis u hodh nga lartësi 10-15 metra, shkruajnë mediat greke.
Policia e gjeti drogën të fshehur në arusha loder siç duket edhe në videon e sekuestrimit nga policia greke të 324 kg kokainë e pastër në 250 pako, 5.265 euro nga shitja e kokainës, 5 celularë dhe 1 kompjuter.
Ndërkaq, policia dyshon se një ngarkesë e dytë po bëhej gati të vinte nga Amerika Latine, por tashmë kjo gjë pritet të anulohet pas arrestimit të drejtuesve të grupit.
- Urrejini, tallni, izoloni spiunët serbë ndër ne! Ata janë qenia më e shpifur e shoqërisë sonë!
- Zbulohet plani: – Jo vetëm shtet bektashi në Shqipëri, por edhe shtet të fesë ortodokse serbe në Kosovë!
- Grid Rroji: Protestat ndaj Edi Ramës, më të gjera se sa thjesht rrëzimi i tij – vjen përplasja e madhe në shtator
- Profesori Enver Bytyçi: Edi Rama është ende kukull e Soros, po luan lojë të ndyrë me Trump dhe familjen e tij – Fundi i tij brenda 2-3 muajsh
- Profesori shpërthen për konsullatën serbe në Shkodër: “Akt tradhtie”, zbulon aferën që sipas tij fshihet pas vendimit