
Avokat Spartak Ngjela i ftuar sot në emisionin ‘Pikat mbi I’ u pyet se çfarë parashikon ai se do të ndodhë sot në seancën që po zhvillohet për ish-ministrin Saimir Tahiri.
“Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm. Unë jam avokat dhe flas vetëm në bazë të vendimeve. Unë duhet të shoh vendimin, pa parë vendimin nuk mund të jap një argument, si avokat që jam.”, u shpreh Ngjela.
“Gjyqtarët nuk i mbushin mendjen njëri-tjetrit. Arsyetimi i një vendimi të tillë mund të zgjasë 3-4 orë”, u shpreh më tej Ngjela.
