A do të japë dorëheqjen Armand Duka pas kërcënimit me eksploziv në shtëpinë e tij? Flet zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit

Jepi Share

Armand Duka nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e as nga gara për një tjetër mandat për zgjedhjet e 2 marsit, përkundër kërcënimeve me jetë që ka marr përmes telefonit dhe sulmit me eksploziv që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e tij.

Këtë deklaratë e bëri zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, në një intervistë për Gazeta Express.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A beson se mund të fitoj z.Duka mandatin e 6-të në krye të FSHF-së. Këto zhvillimet e fundit mos ndoshta e kanë shtyrë të shqyrtojë tërheqjen?

Andi Verçani, FSHF: Nuk e ka konsideruar në asnjë moment tërheqjen nga kandidimi siç e ka shprehur dhe mbrëmë në darkë. Nuk mendoj se në këtë momente do duhet të flitet për mundësitë e z.Duka për tu rizgjedhur si President i FSHF. Ky është momenti që të gjithë bashkë, ne, komuniteti i futbollit, të zhvillojmë një proces të rregullt zgjedhor dhe anëtarët tanë të kenë mundësinë e zgjedhjes së lirë, demokratike, pa shantazhe dhe kërcënime. Federata Shqiptare e Futbolli po punon për të mbrojtur anëtarët e saj nga këto sulme të tmerrshme që kanë një muaj që kanë filluar.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Artan Hoxha zbulon detajet e forta: Bankomati i klanit, si ia prenë “krahët Çapajve” marokenët! Grupit i është dhënë goditje shumë e rëndë…

Read Next

PRAPASKENAT! Artan Hoxha tregon se çfarë i ndodhi Bledar Muçës para 5 muajsh: U shpëtoi 5 atentateve, kur e vranë zbuluan se kishte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular