
Prokuroria e Posaçme urdhër arresti për Jamarbër Malltezin. Malltezi është arrestuar në ambientet e Aeroportit të Rinasit është ndaluar nga policia.Sakaq, ai nuk dihet nëse po tentonte të ikte nga Shqipëria.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”. Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.
