
Aktivisti i njohur dhe njëherësh avokati Adriatik Lapaj ka denoncuar helmimin e qenve në qytetin e Gjirokastrës.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe video me pamje të rënda nga momentet e ngordhjes si pasojë e helmimit në rrugët e Gjirokastrës, Lapaj i drejtohet kryebashkiakut të Gjirokastrës se kush po i helmon kafshët në këtë qytet.
“Kam disa pyetje për kryetarin e Bashkisë Gjirokastër i cili është dhe doktor: Z. Kryetar kush po i helmon qentë në kundërshtim me ligjin në Gjirokastër? A e dini që ka një VKM që ju detyron ju në vetë të parë të merrni masa për kafshët në qytet? Çfarë masash keni marrë ju për trajtimin e kafshëve në qytet referuar kuadrit ligjor në fuqi? Edhe për këtë duhet shembur ky sistem i mallkuar që sillet si bandë barbarësh. Pa dhimbje për asgjë. Në video janë qytetarët e mirë x dhe Emin Kokalari që prej 2 javësh kanë dalë rrugëve e përpiqen të shpëtojnë ato krijesa të pafajshme të helmuara nga një dorë e organizuar shtetërore”, shkruan Lapaj në rrjetin social në Facebook.
/agoranews.al/
