“Ai synon ta ndajë Ukrainën përgjysmë”, diplomati i njohur shqiptar tregon se kush do ta rrëzojë Vladimir Putinin

Jepi Share

Diplomati Arben Çejku shprehet se ka një zhgënjim të thellë nga Perëndimi për sulmin ndaj Ukrainës  dhe kjo reflektohet në sanksionet e vendosura. Ai tha për emisionin ‘ABC Live’ se ka një zemërim edhe nga vetë rusët duke theksuar se rrëzimi i Putin mund të vijë vetëm nga ana e tyre.

“Sanksionet e vendosura kundër Rusisë në rastin e Krimesë me këto që janë vënë tani, këto janë shumë më të thella. Duket se ka një zhgënjim nga Perëndimi ndaj Rusisë. Kanë pasur një bashkëpunim normal pavarësisht fërkimeve që kanë pasur. Në një plan më të gjerë, Rusia ka qenë partner i SHBA dhe ka pasur një dialog. Askush nuk e ka pritur që Vladimir Putin do të kapërcejë linjën e kuqe dhe të futet me trupa për të sulmuar Ukrainën.

Këto sanksione janë edhe një shprehje e zemërimit dhe zhgënjimit. Kjo valë ka vazhduar kur trupat ruse kanë hyrë në territoret e Ukrainës.  Në momentin që u bënë fakte pati reagime nga qytetarët e vendeve. Qytetarët rusë do të provojnë vendimet e gabuara të liderit të tyre. Rrëzimi i Putin mund të vijë nga vetë rusët”, u shpreh Çejku.

Ai theksoi se Putin ka një opsion rezervë që synon ta arrijë në rast se nuk e pushton Ukrainën. Çejku deklaroi se ai do të synojë të ndajë vendin përgjysmë. Megjithatë diplomati shtoi se nëse ai nuk do të ketë sukses, jo vetëm që do të rrëzohet nga pushteti por mund të përfundojë i akuzuar për krime lufte.

“Në rastin e sulmit ndaj Ukrainës duhet të merren parasysh disa specifika. Rusia dhe Ukraina kanë pasur deri dje lidhje të ngushta. Janë vetë rusët kur shohin që ushtria e Putinit sulmojnë familjarët e tyre në anën tjetër, kanë filluar të reagojnë.

Qëllimi i dytë i Putin është ndarja e Ukrainës. Dhe nëse do të ketë sukses në operacionet e tij në luftën e tij, Putin nëse nuk arrin dot të marrë të gjithë Ukrainën, do të tentojë ta ndajë përgjysmë atë. Qëllimet e tij janë ekspancioniste. Kërkon të vendosë një brez sigurie nga Kaliningradi.

Që të vendoste trupat e tij në Ukrainë në kufi me Poloninë për të kontrolluar dy detet. Nëse ai nuk do të ketë sukses, ai jo vetëm që do të rrëzohet nga pushteti por me kërkesën që i është bërë Gjykatës Ndërkombëtare, nuk përjashtohet që të përfundojë si një autokrat i akuzuar për krime lufte. Nuk e përjashtoj që të jetë një shembull i ri. Ky është një parashikim afatgjatë”, tha ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Presidenti i Ukrainës po frymëzon botën”/ Boris Johnson del me mesazhin e fuqishëm pas bombardimeve: Putin i përgatitur të përdorë taktika barabare kundër …

Read Next

Përshkallëzimi i luftës Rusi-Ukrainë/ Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, zbardhet vendimi i fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular