Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë/ Makinat bëhen copë-copë, 3 persona mbesin të bllokuar dhe…

Jepi Share

Katër persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Derven.

Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Një prej tyre ishte edhe drejtuesi i një prej mjeteve, i identifikuar si Dervish Allamani, i cili fillimisht u bllokua brenda mjetit.

Me ndihmën e zjarrfikëses, Allamani është nxjerrë nga mjeti pas një ore dhe bashkë me tre të plagosurit e tjerë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku do të marrin mjekimin e nevojshëm. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por paraprakisht raportohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Nano zbulon se çfarë po përpiqet të bëjë Lulzim Basha, pas dorëheqjes nga PD

Read Next

Alibeaj flet pas më shumë se tre orë debat në selinë blu: Ky është hapi drejt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular