Aksident i rëndë në Gjirokastër, makina përplas një 14-vjeçare, dërgohet në spital/ Zbardhen detaje

Jepi Share

Një 14-vjeçare ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në Gjirokastër. Ngjarja ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen “18 Shtatori”, ku shtetasi N. K., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka goditur shtetasen (këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Për pasojë 14-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Shoqërohet në polici gazetari në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur

Read Next

Berisha dhe Kryemadhi zyrtarizuan koalicionin, një tjetër kërkon të regjistrohet për zgjedhjet e 6 marsit (DOKUMENT)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular