
Gazetari Leonard Quku, i shkarkuar vetëm pak ditë më parë nga posti i kryeredaktorit të “Syri.net” ka adresuar një sërë akuzash të forta ndaj administratorit të kësaj media, Gazmir Spahija, të cilin e akuzon se ka përgjuar atë dhe gazetarët të tjerë.
Quku shkruan se është shkarkuar pa paralajmërim, pa arsye dhe në shkelje të kontratës, ndërsa shton se do ta ndjekë çështjen deri në gjykatë.
Ai i është drejtuar sot me 8 pyetje Spahisë duke zbuluar metodat “gestapo” që kanë ushtruar ndaj Qukut por edhe gazetarëve të tjerë.
Quku shprehet se brenda 3 minutave pasi është marrë vendimi për ta shkarkuar, i është sekuestruar kompjuteri i punës, dhe kjo sipas gazetarit është bërë me qëllim fshehjen e programeve përgjuese që janë instaluar në çdo kompjuter të punës së gazetarëve në redaksi.
“Kush nga njerëzit e pushtetit ua jep garancinë e paprekshmërisë ju kur shkelni me të dyja këmbët Kodin e Punës? Cili institucion shtetëror ua rreh shpatullat të diskriminoni gazetarët, t’i përbuzni, t’i intimidoni, t’i përgjoni dhe t’i persekutoni barbarisht?”, pyet Quku ndër të tjera.
Reagimi i plotë i Leonard Qukut:
Sqarim i detyruar 1/1:
Sa herë që Gazmir Spahia do të hedhë një gënjeshtër infantile ndaj meje në mesin e kolegëve të Syri.net dhe Syri Tv, po aq herë nga unë do të marrë si përgjigje një të vërtetë.
– [x] Sot po i drejtohem zotërisë me 8 pyetje, për cilat shpresoj të gjejë kurajo dhe të përgjigjet:
Zoti Gazmir Spahija (Spahia) pse nuk duhej ta merrnin vesh drejtuesit e tjerë dhe kolegët e Syri.net dhe Syri Tv që t’i po më shkarkoje arbitrarisht nga detyra e Kryeredaktorit të Syri.net? Më the në zyrë “mos fol me të tjerët se nuk do merret vesh, ik që tani”. “Askush s’do ta mësojë që po të heq nga puna”. Pse?!
Cila ishte arsyeja e ngutit të pazakontë për të urdhëruar besnikun tënd të IT-së, Aleksandër Lala që të më sekuestronte kompjuterin e punës brenda 3 minutave nga ballafaqimi ynë në zyrën tuaj?
A keni keqpërdorur ju dhe Aleksandër Lala materialet dhe të dhënat e mia personale që ndodheshin në kompjuter? Dhe pse, materialet e mia nuk më kthehen pas edhe sot e kësaj dite?
A u sekuestrua kompjuteri im për të fshirë programet tuaja të përgjimit të cilat unë i kisha detektuar me kohë dhe jo pa qëllim ngacmoja me batuta Aleksandër Lalën kur shfaqej me valixhen e tij në orët e vona të pasdites: “Hë, paskit material për të mbledhur sot”?
A e dini që përgjimi i telefonave të gazetarëve, përgjimi i ëhatsApp-it, dhe kompjuterave të tyre me recording softëare, ju ngarkon me përgjegjësi të rëndë penale? A është kjo një strategji e juaja për të shtrënguar, shantazhuar dhe kërcënuar gazetarët?
Përse urdhërove të fshihej account-i im i lajmeve me full acces-in e administratorit të panelit të ëebit me aq urgjencë teksa unë sipas ligjit isha ende punonjës i Syrit dhe njëkohësisht de jure Kryeredaktor në detyrë? Dhe pse duhej të fshihej çdo memorie lidhur me emrin tim te Syri? Zgjidhja më e thjeshtë e përkohshme për ju do të ishte ndryshimi i passëord-it përmes ëebmaster-it përgjegjës dhe më vonë në një moment të dytë, rrjedhimisht, fshirja e user-it ose bërja e tij ‘hide’.
Për çfarë motivesh u nxor jashtë funksionit nga Aleksandër Lala, karta ime e check in dhe check out e cila përdoret te dera?
Kush nga njerëzit e pushtetit ua jep garancinë e paprekshmërisë ju kur shkelni me të dyja këmbët Kodin e Punës? Cili institucion shtetëror ua rreh shpatullat të diskriminoni gazetarët, t’i përbuzni, t’i intimidoni, t’i përgjoni dhe t’i persekutoni barbarisht?
***
Kur të gjitha këto i bëhen Kryeredaktorit të medias dhe nuk i jepet asnjë shpjegim, asnjë rrethanë, imagjinoni çfarë iu është bërë gazetarëve në të kaluarën dhe çfarë iu bëhet aktualisht. Halli të bën të heshtësh, sigurisht, askush s’ka asgjë të sigurt – sepse të flakin në rrugë, nuk ke ku të ankohesh, nuk ka institucione, nuk ka aktorë që të bëhen zëri yt fuqizues. Në Shqipërinë e 2023 gazetarët janë shtresa më e persekutuar, me paga qesharake që nuk deklarohen ose deklarohet vetëm 1/3 e saj, me siguracione që nuk paguhen, me orë pune të stërzgjatura që sërish nuk paguhen. Mirëpo, si të mos mjaftonin këto, të flakin edhe në rrugë e drejtuesit bëjnë cubin: “Shko ku të duash dhe ankohu, shko gjeje të drejtën nëse e gjen, ne s’na rruhet shumë”!
A ka më zi se kaq?
Dhe ndërkohë ne flasim për Shqipërinë te dera e BE, “mbretëreshën” e turizmit, për satelitët në orbitë që filmojnë karkalecat dhe mushkonjat, për liderin global, e deri te hallet personale të Doktor Sali Berishës me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe! Faik Konica nuk jeton më, por ka lënë të gjallë një frazë lapidare: “Ah Shqipëri…”
