Albin Kurti tregon planin serbëve për të pushtuar veriun e Kosovës

Jepi Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës.

Sipas tij ky plan do të ishte në bashkëpunim përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme.

“Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’.

Më 24 shtator, grupe të armatosura terroriste të mbështetura nga Serbia, sulmuan forcat policore të Kosovës në Banjskë nga i cili sulm u vra rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

William Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës

Read Next

Kurset e kodimit, ministrja Muzhaqi: 4400 aplikime nga të rinjtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular