Aleksandër Çipa zbulon se kush do ta zgjidh krizën në Partinë Demokratike: E gjitha nisa nga Sali Berisha

Jepi Share

Zhvillimet e fundit brenda PD dhe dorëheqja e kreut të kësaj partie Basha janë në qendër të zhvillimeve politike në vend. Analisti Aleksandër Çipa u shpreh se këto zhvillime tregojnë se Berisha kërkon të duket ende sundues në politikën opozitare shqiptare.

“Kriza në Partinë Demokratike duhet parë që nga zanafilla. E gjitha kjo nisi kur ish-kreu i saj Berisha u shpall non grata. Ai tani është duke bërë një lojë politike për t’ju treguar ndërkombëtarëve se ai është faktor në opozitën shqiptare dhe në Partinë Demokratike në veçanti. Në këtë moment është tepër e vështirë të thuash një emër për kreun e PD, pasi kriza nisi nga Berisha.

Ai e përdori grupimin e quajtur “Shtëpia e Lirisë” për të treguar se është sundues në Partinë Demokratike. Mendoj se nëse dorëheqja e Bashës nuk është reale, atëherë ndikimi i tij do vazhdoj të mbetet në PD”,-u shpreh Çipa.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

E zbulon Lorenc Vangjeli: Këta dy politikanë u mërzitën shumë për dorëheqjen e Lulzim Bashës, ja pse

Read Next

Deklarata “bombë” e zyrtarit rus: Armët bërthamore do t’i përdorim kur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular