
Teoricieni Alfred Cako tha në ‘Rrethi Katror’ se ish-kryeministri Fatos Nano ka qenë i vetmi që nuk është kontrolluar nga elitat botërore.
Cako: Fatos Nano ka qenë i vetmi lider që nuk ka qenë në dakordancë me elitën botërore. Sepse e caktoi qeveria komuniste. Nano është emëruar nga Ramiz Alia. Ai u fut në burg nga Sali Berisha sepse nuk ishte i elitës botërore.
Cako shtoi se Nano i qëndroi besnik elitave të vjetra komuniste.
