Analisti i njohur tregon se çfarë fshihet pas lëvizjeve të fundit të Ilir Metës

Jepi Share

Analisti Lutfi Dervishi shprehet se fakti që Presidenti Ilir Meta është tepër aktiv ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është tregues se ai është nervoz për vendimin final që do të jepet.

“Më ka bërë përshtypje prezenca e shtuar e Metës në media, me mënyrën që avokatët e tij në Kushtetuese kërkuan largimin e disa gjyqtarëve, me paditë, domethënë që presidenti ndjen se vendimi i Kushtetueses mund të jetë kundër tij. Vetë fakti i padisë penale të së nesërmes tregon që nuk e ka shumicën në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai në emisionin “Debat”.

Sipas tij, “jemi në fazën finale, Meta përveç betejës në Gjykatë, po tenton të fitojë edhe betejën në publik, prandaj edhe konferenca e tij e sotme (djeshme). Ka një betejë juridike, por edhe një betejë politike. Mazhoranca ka shprehur vullnetin që nuk do ta shohë këtë president, me dy komisione hetimore për ta shkarkuar. Është rast i pazakontë, për shkak të situatës së pazakonte në Shqipëri. Presidenti është normalisht shumë i mbrojtur nga Kushtetuta, është çudi e madhe 2/ 3 që një koalicion të arrijë 2/3 e votave, kjo varet nga vendimi i opozitës për të dalë nga sistemi”, tha ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Arjan Curri zbulon si do ‘eliminohen’ nga skena politike figurat e mëdha: Por më shqetëson fakti që…

Read Next

“Sa mizore është”/ Romeo Kara nxjerr foton e Metës që po bën xhiron e rrjetit: U plak e i ranë dhëmbët në majë të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular