Anulohet mbledhja e Këshillit të Mandateve për Bllakon, reagon ashpër Jorida Tabaku: Partizanllëku politik është kthyer në armë kundër…

Jepi Share

Ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pas anulimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e socialistit Alqi Bllako.

Jorida Tabaku thotë se kjo është një formë e avokatisë politike që po i ofrohet aferës 430 mln euro të inceneratorëve.

“Refuzimi për të mbledhur këshillin e mandateve nga ana e Kuvendit të Shqipërisë është një formë e avokatisë politike që po i ofrohet aferës 430 mln euro të inceneratorëve.

Fatkeqësisht partizanllëku politik është kthyer në armë kundër institucionit të parlamentit. Detyra e qytetarëve është të kuptojnë sa më mirë se si është e vërteta për vjedhjen e shekullit me vlerë 430 mln euro.

Përgjegjësia nuk është vetëm e Bllakos por ajo nis tek kryebashkiaku Fierit Subashi dhe vazhdon me Ahmetaj, Agaçin dhe Ramën”, shkruan Tabaku.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kryeministri italian 1 orë telefonatë me presidentin Putin, zbardhet biseda

Read Next

Arrestimet nga SPAK, Edi Rama nervozohet keq me gazetarët: Ti mos fol aty mbrapa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular