Arrestimi i nipit të Armando Dukës, lidhja e familjarit të kreut të FSHF-së me bosin e shumëkërkuar të kriptomonedhave (FOTO)

Jepi Share

Bashkë me turkun e shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim Özer, në prangat e policisë ka rënë dhe nipi i Armando Dukës. 

Mësohet se Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun kishte një rol të rëndësishëm dhe e ka shoqëruar turkun gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë ku fshihej nga autoritete turke dhe ato ndërkombëtare. 

Mbeten ende të paqarta se si u lidh nipi I Armando Dukës me turkun që mashtronte me kriptomonedha, ndërkohë që I kishte ofruar edhe një “strehë” të sigurtë në vendin tonë.

Ndërkaq, nuk dihet nëse tentakulat e turkut kanë arritur dhe tek Armando Duka. Vetë Duka është vënë në qendër të akuzave nga mediat për zhdukjen e 2,1 milionë dollarëve të FIFA-s që ishin dedikuar për klubet shqiptare, por që avulluan rrugës. 

Autoritetet shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin se kriptomonedhat po përdoren dhe për pastrimin e parave.

Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fituat duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Zbulohet letra që Sali Berisha i shkroi Xhorxh Sorosit: Miku im, ju ftoj me kënaqësi të…

Read Next

Si i vjedh çdo ditë Edi Rama, shqiptarët/Porosit 4 mln euro një copë dru për ta vendosur te Kryeministria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular