Arrestohet 28-vjeçari, ishte në kërkim për plagosje me dashje dhe…

Jepi Share

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim për plagosje me dashje, kanosje dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks”, si rezultat i të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. R., 28 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 05.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 22.02.2022, së bashku me shtetasit H. R., E. R. dhe R. R. (të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas ngjarjes), kanë goditur me grushte shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër. Gjithashtu, shtetasi M. R. e ka kanosur shtetasin K. S., me armë zjarri.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Çfarë ka ndodhur? Ambasada Ruse në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm

Read Next

Çfarë po paralajmëron Petrit Vasili: Ilir Meta i ka dyert e hapura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular