Arrestohet i riu, hyri në shtëpinë e 48-vjeçares dhe tentoi të kryente marrëdhënie me të

Jepi Share

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme 30-vjeçarin, i cili hyri në shtëpinë e 48-vjeçares dhe tentoi të kryente marrëdhënie me të.

Sekuestrohet një armë gjahu (çifte), që u gjet nga Policia, në banesën e këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, kanë grumbulluar të gjitha informacionet dhe në përfundim të veprimeve hetimore kanë bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

Ky shtetas ka hyrë në banesën e 48-vjeçares dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, i cili pasi ka mbërritur në banesë, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar shtetasin K. G. është konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Si i mashtroi të gjithë/ Njihuni me historinë e shqiptarit më të urryer në SHBA, pas burgut duhet t’i paguajë shtetit 64 mln dollarë

Read Next

Habit Nano me deklaratën e tij: Do doja ta kaloj një natë në krevat me Bora Zemanin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular