Atentat në Milot/Plagoset rëndë krahu i djathtë i Ervis Martinajt dhe një person tjetër (EMRAT-DETAJE)

Jepi Share

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në Milot.

Mësohet se një prej të plagosurve është identifikuar si 27-vjeçari Klevis Preçi. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Ylli Ibrahimi, 47-vjeç.

Ky i fundit është një emër i njohur i botës së krimit. Ibrahimi njihet si dhe krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ai është me precedentë në Itali, ndërsa në Shqipëri është emër i njohur i biznesit të lojërave të fatit.

Në vitin 2021, Ylli Brahimi i mbijetoi një atentati në qendër të Milotit nga disa persona.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mes viktimave ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kush është mbreti i betonit që trafikoi 1.9 mln euro heroine në Spanjë me vëllanë e ish-prokurorit dhe në Shqipëri pastrojnë paratë në ndërtim

Read Next

Gazetarja jep detajet e atentatit në Laç/ Lala: Këto janë pistat ku po heton policia dhe lidhja me viktimat e masakrës në Fushë-Krujë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular