Avokat Maks Haxhia i pranishëm sot në tryezën e diskutimeve që po mbahet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, është shprehur më mjaft rezerva përsa i përket çështje së hartës së re gjyqësore, e cila është pritur me kritika kryesisht nga avokatët, por edhe qytetarët në rrethe të ndryshme të vendit.
Situatën e krijuar në vend lidhur me gjykatat, avokati Maks Haxhia ia atribuoi reformës në drejtësi duke shtuar se për këtë fakt nuk duhet tu vijë keq ndërkombëtarëve.
Haxhia theksoi se është kundër heqjes së gjykatave në rrethe, pasi sipas tij të kalosh nga 6 gjykata në 1 është veprim ekstrem dhe kështu u hiqet mundësia qytetarëve për të zgjidhur problemet në qytetet përkatëse. Haxhia është shprehur krejt i pakënaqur me sistemin e drejtësisë edhe pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se harta e re gjyqësore po i përgjigjet ndryshime ligjore, që kërkojnë që gjykatat e shkallës së parë të mos kenë më pak se 7 gjyqtarë.