VIDEO/ Balla: Pashë tmerr me sy, ja si na rrahën ‘horrat’ e Saliut mes qytetit

Jepi Share

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në një deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë,  i kujtoi liderit të opozitës Sali Berishës, për trajtimin e opozitës në zgjedhjet e vitit 1996. 

Ai tha se në zgjedhjet e vitit 1996 anëtarë dhe militantë të PD e cila ishte forcë qeverisëse atë kohë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të opozitës socialiste.

Unë kam qenë në selinë e PS të Librazdhit në 1996, kur horrat e tu Sali erdhën e morën kryetarin e PS e zbritën nëpër shkalllë, dhe e rrahën pothuasje për vdekje mu në qendër të qyteti. Ja kështu trajtohej opozita në atë kohë.” tha Balla.

Gjithashtu Balla akuzoi Berishën se në vitin 1997 ku ky i fundit ishte kryeministër, i ishte dhënë urdhër forcave ajrore ushtarake që të bombardonin jugun e Shqipërisë.

Pastaj hapët depot ushtarake si dhe deklarimi i dy pilotëve, Ardian Elezi dhe Agron Dajçi. Të cilët në 3 mars 1997, kur ti këtu po rizgjidheshe president, kishe dhënë urdhër për të bombarduar jugun. Dhe prej atij momenti t’i ndoqe këtë strategji. Strategjia jote ishte bëj pis kundërshtarin. Akuzoje kundërshtarin për narko-trafik, për vrasje. A  mbaje mend çfarë i kë thënë Ilir Metës këtu? Ilir Metës i ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vjedhjen e floririt, e ke akuzuar për vrasje. Dhe ti në 2025, Ilir Metën e vure kandidat për deputet.” shtoi ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

Read Next

VIDEO/ Dumani hap dosjen ndaj Ramës? Avokati: Ja ç’po ndodh tani ne SPAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular