Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha shpërthen ndaj Edi Ramës

Jepi Share

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas burimeve të besueshme, Balluku është thirrur të paraqitet të hënën në SPAK, bazuar në një fletëthirrje të firmosur nga prokurori Dritan Prençi. Fletëthirrja, e dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, i kërkon znj. Balluku të shoqërohet nga një avokat, çka mund të sinjalizojë komunikimin e një akuze penale.

SPAK mbetet i rezervuar për detajet e çështjes, por hetimi lidhet me një sërë kallëzimesh penale, përfshirë dyshime për parregullsi në tenderin e tunelit të Llogarasë, ku vlera e kontratës së fituar nga një kompani turke u rrit me mbi 50 milionë euro. Nuk është e qartë nëse Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes apo do të zgjedhë të japë dorëheqjen për të përballur procesin ligjor jashtë roleve qeveritare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në çështje korruptive me Ballukun.

“Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkroi Berisha në rrjetet sociale, duke iu referuar deklaratës së Ramës për Deutsche Welle, ku kryeministri u shpreh se “drejtësia ka punën e vet” dhe se “të gjithë janë të pafajshëm derisa çështjet të marrin formë të prerë”.Rama shtoi se nuk komenton raste individuale, duke theksuar ndarjen mes punës së qeverisë dhe drejtësisë. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet,” tha ai.

Belinda Balluku mban postin e Zv.Kryeministres që nga korriku 2022 dhe atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. Ajo ka qenë drejtuese politike e qarkut Fier, ku Partia Socialiste fitoi 12 mandate në zgjedhjet e 11 majit.Situata mbetet në zhvillim, dhe qëndrimi i Ballukut përballë hetimit do të përcaktojë hapat e ardhshëm në karrierën e saj politike dhe dinamikat brenda mazhorancës.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK- Reagon Edi Rama: Drejtësia bën punën e saj! Të mos bëhet gjyq popullor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular