Basha: Berishën, Metën dhe Ramën i ka kapur frika prej rikthimit tim

Jepi Share

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili është rikthyer në politikën aktive pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, përmes takimeve me të rinjtë, ditën e sotme është ndalur në Kamëz.

Gjatë këtij takimi, Basha ka deklaruar se Berisha, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë të shqetësuar nga rikthimi i tij.

Nuk është vetëm ai që është shqetësuar nga dalja ime. Shumë janë shqetësuar nga dalja ime, sepse e kanë monopolizuar debatin publik, duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Janë shqetësuar shumë. Thelbi i propozimeve të mia është që ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në 2008-ën të zhbëhet. Kjo i shqetëson, duan monopol mbi politikën, median, ekonominë. Duan që Shqipëria të mbetet çifligu i këtyre tre personave”, është shprehur Basha.

Ish-kreu i demokratëve i ka cilësuar sulmet e Berishës kundrejt tij si mënyrë që lideri historik kërkon të shmangë përgjegjësinë e humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Me sulmet ndaj meje përpiqet të heqë vëmendjen nga humbja në 14 maj,. Mundësia e dytë është që ta ketë humbur vetë fare. Por për mua është kapitull i mbyllur që unë e kam lënë pas. Duhet të shqetësohemi për të nesërmen”, theksoi Basha.

Ai shtoi se në vitin 2013 nuk e kishte menduar se Berisha mund të vendoste në të ardhmen interesat personale mbi ato kombëtare.

Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu që kishim besuar gjithçka mund të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare. Unë kështu jam mësuar. Të respektoj, por kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare”, shpjegoi Basha.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Zyrtarët e BE-së vizitojnë Beogradin: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Read Next

Sikur ta donte Kosovën sa Georgia Melonin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular