“Baza e NATO-s në Kuçovë po kthehet në një pikë strategjike”/ Media franceze: Pushtimi i Ukrainës mund të përshpejtojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Jepi Share

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të përshpejtohet si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ky është përfundimi në të cilin arrin media franceze “Liberation”.

Përmes një shkrimi mbi Shqipërinë dhe rolin e saj në Ballkan, media franceze shkruan se synimet Perëndimit janë të qarta ndaj Shqipërisë dhe rajonit;  të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor.

Duke iu referuar vendosjes së bazës së NATO-s në Kuçovë, Liberation shkruan se kjo qendër e re operacionale e forcave të Aleancës e vendos Ballkanin Perëndimor në pikë strategjike përballë vendeve perëndimore.

“75 avionët luftarakë sovjetikë të ndryshkur shfaqen përgjatë pistës së aeroportit ushtarak të Kuçovës, ish-baza komuniste ushtarake. Por kjo bazë për të pritur qendrën e re operacionale të NATO-s, është gati të rifitojë shkëlqimin e saj. Rinovimi i kësaj pjese nisi në vitin 2018, ndërsa u përshpejtua nga kriza ukrainase, e cila favorizon bashkëpunimin brenda kampit kundër të Perëndimit kundër Putinit dhe forcon mbrojtjen e territoreve në të cilat mund të shtrihet konflikti”, shkruan Liberation.

“Mjedisi i ri global i sigurisë i ka dhënë tani një shtysë të konsiderueshme përfundimit të projektit” tha për AFP-në një zyrtar i NATO-s duke iu referuar bazës së Kuçovës.

Restaurimi i pistës, modernizimi i kullës së kontrollit, ndërtimi i njësive të reja të magazinimit. Baza e cila përfundon në vitin 2023, financohet nga fondet e aleancës transatlantike, e cila tashmë ka akorduar më shumë se 51 milion euro që nga fillimi i projektit në vitin 2018.

Duke ofruar mbështetje për forcat e NATO-s tashmë të pranishme, veçanërisht në kampin Bondsteel, në pjesën jugore të Kosovës, baza ajrore e Kuçovës do të paraqesë një aset strategjik kryesor në një rajon politikisht të paqëndrueshëm, siç është ai i Ballkanit Perëndimor.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Paralajmërojnë senatorët amerikan: Do ti bëjmë presion qeverisë së Kosovës

Read Next

Gazetari i njohur e thotë troç: Rama e ka zgjidhur presidentin e ri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular