
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar gjat ditës së sotme paketën e pestë të sanksioneve që përfshin gjithashtu një embargo ndaj qymyrit rus.
“Ne do të vendosim ndalim të importit të qymyrit nga Rusia, me vlerë 4 miliardë euro në vit. Kjo do të ndërpresë një tjetër burim të rëndësishëm të ardhurash për Rusinë “, tha von der Leyen.
