
Prej 20 shkurtit deri më 20 mars 2024, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe ftojnë komunitetin e diasporës shqiptare kudo që ndodhet t’i bashkohet fushatës “Diaspora redakton Wikipedia-n”.
Misioni i kësaj nisme të përbashkët është ruajtja e identitetit dhe promovimi i trashëgimisë shqiptare në Wikipedia-t lokale të gjuhëve të ndryshme. Ftohen të gjithë pjesëmarrësit që duan të shkruajnë, përmirësojnë apo të përkthejnë artikuj enciklopedikë nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja rreth historisë, gjeografisë, kulturës, ekonomisë, shoqërisë sonë për tema të ndryshme dhe të lira.
Qëllimet e fushatës “Diaspora redakton Wikipedia-n” janë:
- Promovimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Wikipedia në gjuhët lokale, ku jeton diaspora;
- Rritja e sasisë dhe cilësisë së artikujve në platformën “Wikipedia” në gjuhët e huaja;
- Fuqizimi i diasporës sonë drejt dijes së lirë;
- Krijimi i komunitetit të diasporës shqiptare rreth Wikipedia-s.
Të interesuarit mund të regjistrohen në sesionet trajnuese duke plotësuar formularin si më poshtë: https://forms.gle/ZaMzq8q6gD3zFx1u8
Për më shumë informacione rreth fushatës, mund të vizitoni:
- Faqen në Meta: Diaspora Edits Wikipedia 2024 – Meta (wikimedia.org)
- Promovimi në rrjete shoqërore:
- Sesionet trajnuese çdo të mërkurë, ora 10:00 – 16:00: https://forms.gle/ZaMzq8q6gD3zFx1u8
Nëse jetoni në diasporë, ndihmoni në rritjen e përmbajtjes shqiptare në Wikipedia në gjuhë të ndryshme.
Nga 20 shkurti deri më 20 mars 2024, bëhuni pjesë e fushatës më të re “Diaspora redakton Wikipedia-n”.
Të gjithë njerëzit që jetojnë në diasporë janë të mirëpritur t’i bashkohen komunitetit uikipedian për të përkthyer e redaktuar artikujt nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja.
Fushata kërkon të fuqizojë Diasporën Shqiptare dhe të promovojë Kosovën e Shqipërinë, kulturën, historinë, vlerat dhe traditat shqiptare në Wikipedia-n lokale ku jeton dhe vepron diaspora.
Për më shumë informacion, vizitoni linkun pranë:
https://meta.wikimedia.org/wiki/Diaspora_Edits_Wikipedia_2024
Linku i regjistrimit për të marrë pjesë në fushatë: https://outreachdashboard.wmflabs.org/courses/WoALUG/Diaspora_Redakton_Wikipedia-n_2024_(2024)
#Diasporashqiptare #WoALUG #Wikipedia
