Berisha lëshon ‘bombën’: Në PS Ramës i kanë kërkuar që t’i hapë rrugën Erion Veliajt, por ai ka frikë nga…

Jepi Share

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se kryeministrit Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste i është kërkuar që t’i hapë rrugën kryebashkiakut Erion Veliaj për të drejtuar të majtën shqiptare.

Të gjitha këto që shihni ju janë shenja të dekompozimit. Po kundërmojnë jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Nuk është e rastit që afera e inceneratorëve kapet dy herë nga mediat e Brukselit dhe citohet në mënyrë direkte në raportin e Departamentit të Shtetit. Janë të gjitha këto që Edi Ramën e kanë bërë që të humbasë përfundimisht qetësinë e tij. Janë edhe disa ekuilibra të brendshëm në disavantazh të tij. E vërteta është që Erion Veliaj për momentin ka siguruar një mbështetje më të madhe. Ramës i është kërkuar që t’i çelë rrugën atij”, u shpreh Berisha në Syri Tv.

Biseda në Studio: 

Nga kush i është kërkuar?

Berisha: Kanë të njëjtat qendra këta, dihet se kush janë.

Kush janë?

Një gjë për shembull në zarfin që hapi, u tha socialistëve që më i propozuari del Edi Rama. Tani merre pak,

Nënkuptoni se do të shkojë në presidencë për të dalë nga…

Berisha: Nuk do shkojë, prit! Merre pak, a e propozuan socialistët për ta hequr qafe apo e shpalli ky dhe nuk kanë propozuar aty, por e ka shpallur ky se ka dëshirë. Nuk mund të them,

E sheh si rrugëdalje!

Berisha: Po si ekzil për të siguruar veten nga ata që i vijnë mbrapa. E tha ai vetë, kam firmos, kam firmos. Unë kam qenë 8 vite dhe përgjigjem për çdo firmë. Ka firmos te inceneratorët.

Ka frikë nga Erion Veliaj?

Berisha: Nga të gjithë…

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Serbia dominon tregun rajonal, raportohen barriera jo-tarifore

Read Next

“Tani s’ke as kujt t’i qahesh”, Artan Hoxha tregon çështjen që SPAK ka në hetim: Do të trazojë politikën shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular