
Avokati, Zaçe Islami, në një intervistë në AGORA NEWS, theksoi se nuk ka qenë PD ajo që rrëzoi diktaturën komuniste , por sipas tij, kanë qenë studentët e viteve 90’.
Ai tha se sot heronj të demokracisë, po shpallen persona që ishin bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit.
“Diktaturën e rrëzuam ne që hymë në mbasada në Korrik të viti 1990. Morrën urdhër nga SHBA që hapni dyert. Mirë që i hapën, por atje është vrarë Artan Lejlja , ai është dëshmori i parë i demokracisë dhe askush nuk flet për të. Nuk flasin palaçot e PD sepse ai ishte nga klasa i të përndjekurve politik . Dhe këta na ngrenë na bëjnë heronj ata që ishin bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit.” tha Islami.
Islami shtoi se se Sali Berisha në karrierën e tij politike ka përdorur metodat e Enver Hoxhës për të dalë në krye të PD dhe për të qeverisur vendin.
“ Berisha e kishte shembullin të pastër fare nga shoku Enver, e kishte dritë fare. Më tamam ka vepruar siç veproi kolagji i Gjirokastër me shokët e tij, që krijuan Partinë Komuniste Shqiptare. Të njëjtën metodë përdori. I eleminoi një nga një të tërë, edhe doli vetë në krye. Patjetër që doli me ndihmën e spinuazheve të huaja. Patjetër që është spiun, dhe për, atë e nxorrën atje në krye.Sepse deri tani në Shqipëri kanë qeverisur agjentët e të huajve. Kanë qeverisur antishqiptarët. Kryeministrat e Shqipërisë që kanë dalë deri tani, kanë qënë të tërë dhe janë spiun të zbulimeve të huaja. Sali Berisha ka penguar demokracinë” shtoi ai.
