“Berishën e burgosi një herë Ilir Meta, është në grahmat e fundit”/ Analisti i njohur: E ka quajtur trafikant droge, vrasës dhe…

Jepi Share

Analisti Frrok Çupi mendon se sulmet që kanë pasur dikur ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta kanë qenë një lojë, pasi donin të mbulonin njëri-tjetrin.

“Ndërsa Meta pranonte çdo lloj paraje, por duke qenë bashkë në këtë lidhje ata kanë sulmuar edhe njëri-tjetrin, të vetmin rast i burgosjes së Berishës ka qenë në kohën e Metës, por për 2-3 orë, por në sallë e Parlamentit, Berisha e ka sulmuar për trafikant droge e vrasës. Në vizionin tim këto akuza vijnë si presion e mjet për të mbuluar njëri-tjetrin, e kanë krijuar idenë sikur janë të ndershëm përballë njëri-tjetrin. Ky koalicion është shumë i natyrshëm në kuptimin e kësaj hije, është populli i 2 marsit, siç e tha ai PD iu në dispozicion Metës për të shkatërruar institucionet”, theksoi Çupi.

Më tej ai theksoi se “Berisha është në grahmat e fundit e tenton të bëjë çdo gjë që s’ka ligj e normë, sa herë shteti ka qenë në duart e tyre ka qenë i turbullt pa ligje”.

“Ky koalicion i ngjan një çifti që njëri e ka shprehur dashurinë, por ai nuk e njeh. Për të shpallur një koalicion duhet të kesh një subjekt politik, logon, stemën e vulën, e Berisha nuk i ka”, theksoi Çupi.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

(VIDEO) Kujdes pamje të rënda/ Infermierja keqtrajton të moshuarën, kamera e fshehtë e nxjerr zbuluar

Read Next

Sali Berisha tallet me Lulzim Bashën, i kujton “Republikën e Re”: Flet për simbole karnavali i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular