
Presidenti Amerikan, Joe Biden është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin duket i vendosur në luftën e tij në Ukrainë pavarësisht kostos që po paguan.
Por Biden theksoi se Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore e Putin.
“Vladimir Putin duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij vrastare, pavarësisht nga kostoja. Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin”, u shpreh ai.
Ndër të tjera Biden u ndal tek vendimi për të ndaluar importet e naftës ruse , për të cilin theksoi se është marrë në konsultim të ngushtë me aleatët.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti thotë se pret që çmimet e gazit të rriten pas lëvizjes, por u kërkon firmave të naftës që të mos abuzojnë me rritjen e çmimeve.
“Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara,” thotë ai, por ky është çmimi që duhet paguar për mbrojtjen e lirisë.
