“Bisedimet në një rrugë pa krye”, Putin nuk bën kthim pas, zotohet se nuk do të ndalojë operacionet ushtarake në Ukrainë derisa…

Jepi Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë sot se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin hyrë në “një rrugë pa krye”.

“Tani, kërkesat e sigurisë janë një gjë dhe çështjet e rregullimit të marrëdhënieve mbi Krimenë, Sevastopolin dhe Donbasin janë nxjerrë jashtë fushëveprimit të këtyre marrëveshjeve. Kjo do të thotë, ne jemi kthyer sërish në një situatë qorre për veten dhe për të gjithë ne”, shtoi ai, duke folur së bashku me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko në një konferencë shtypi.

Putin u zotua se ai nuk do të ndalojë operacionet ushtarake në Ukrainë derisa Moska të ketë sukses.

Udhëheqësi rus hodhi poshtë gjithashtu raportet për mizoritë në qytetin ukrainas Bucha si “të rreme” dhe i krahasoi ato me raportet “të rreme” për përdorimin e armëve kimike në Siri nga regjimi i Asadit.

“Kishte provokime në Siri, kur u vendos përdorimi i armëve kimike nga qeveria e Asadit. Më pas doli se ishte false, e njëjta false është në Bucha,” tha ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Tentoi të vrasë me armë zjarri një person, arrestohet pas disa orësh arratisje 28-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Read Next

Nuk i dhanë fjalën në mbledhje, Sali Berisha gjen “ngushëllim” te mediat: E toleruam, Alibeaj pushon së qeni kryetar i grupit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular