
Zbardhet dinamika si ka ndodhur atentati në Elbasan, ku dyshohet se i plagosur ka mbetur Talo Çela, një nga personat më të kërkuar në vend, i cili akuzohet për vrasje.
Çela mendohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga Nuredin Dumani, i cili dyshohet se i ka vrarë vëllain.
Pasditen e sotme, mësohet se makina BMW X5 e cila u qëllua tek Ura e Zeze në Papër, ka qenë duke dalë nga qyteti i Cërrikut, ku drejt saj janë qëlluar 20 plumba kallashnikovi. Brenda makinës BMW X5 mendohet të kenë qenë 3 persona, ku deri tani mendohet të jetë plagosur shoferi, Talo Cela, i cili ka qenë dhe objektivi i atentatit.
Makina e autorëve pasi ka qëlluar drejt personave te cilët ndodheshin ne mjetin BMW X5 janë larguar në drejtim të paditur dhe ende policia nuk ka një pistë të qartë.
Makina e qëlluar ka ndaluar pak metra më poshtë urës pasi gomat e saj janë çarë gjatë atentatit.
Në momentin e ndalimit automjeti është braktisur nga personat qe ndodheshin ne te. Brenda ne automjetin tip BMW X5 janë gjetur 5 litra benzin dhe një kallashnikov, ku mendohet qe 3 personat të cilët u goditen te ishin nisur për të kryer një atentat tjetër ne qytetin e Elbasanit.
Ne vend ngjarje kane mbërritur forcat speciale për të kryer krehjen e zonës pasi personat qe u qëlluan brenda automjetit tip BMW X5 te jene strehuar ne fshatrat e njësisë administrative Paper.
