Bombardimi i spitalit të fëmijëve në Ukrainë, Boris Johnson: A ka diçka më të ligë se kjo?

Jepi Share

Kryeministri britanik Boris Johnson ka reaguar pas bombardimit të një spitali të maternitetit në qytetin Mariupol, që është i rrethuar ukrainas nga forcat ruse.

“A ka diçka më të ligë sesa të sulmosh të dobëtit dhe të pambrojturit”, ka shkruar Johnson në Twitter krahas lajmit për shkatërrimin e spitalit.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar po shikon për më shumë mbështetje për Ukrainën për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore derisa shtoi se “do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme”.

Për sulmin në spital ka shkruar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili iu drejtua botës, duke thënë se është bërë “bashkëpunëtore që injoron terrorin”.

Ai tha se ka njerëz nën rrënojat e spitalit, përfshirë edhe fëmijë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Shoqata e Transportit tha se do të rrisë çmimin, Bashkia e Tiranës nis disbursimin e subvencionit për transportin publik, do përfitojnë 1 milionë euro

Read Next

Frika nga armët bërthamore, Blinken zbulon VENDIMIN e SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular