Celibashi flet për zgjedhjet e 6 marsi: Rezultati duhet të pranohet edhe nga humbësit

Jepi Share

Ilirjan Celibashi, Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, në një lidhje Skype me emisionin “Zona Zero” në Top Neës foli për procesin e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Celibashi u shpreh se shpreson që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga partitë politike.

Sipas tij, partitë duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të gjitha normat e një gare të ndershme elektorale

A do ketë Shqipëria ndonjëherë zgjedhje të pranueshme nga të gjitha partitë politike?

“Nuk e di, ne dhe sikurse me 25 prill i bëmë të gjitha përpjekjet dhe për sa mund të kontribuojmë për zgjedhjet, shpresojmë që rezultati të pranohet. Jemi dëshmitarë të realitetit që jetojmë, dhe të shohim se si do shkojë. Zgjedhjet duhet të pranohen dhe nga humbësit”.

Ku duhet ta kemi fokusin në këto zgjedhje? Çfarë duhet të arrijnë partitë politike?

“Nuk e di çfarë duhet të bëjnë partitë politike me sjelljen e tyre, ata duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe të gjitha normat e një gare të ndershme elektorale. Janë të detyruara t’i qëndrojnë gërmë për gërmë legjislacionit. Jo vetëm për ata vetë, por dhe për votuesit se atyre u nevojitet qetësia të vendosin lirshëm”.

Kush nga detyrat e OSBE-ODIHR mund të realizohet?

“Po përpiqemi të rrisim standardin e procesit zgjedhor, deri tani duket se e kemi bërë mirë. Jemi në bashkëpunim dhe të hapur kundrejt të gjithëve. Kjo pak kohë që kishim në dispozicion, nuk na dha mundësinë që të bëjmë përmirësime sinjifikative”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje me fjalë të rënda ndaj Arben Gashit: Ka shëndet të rënduar mental, bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog

Read Next

Zyrtarja e njohur e PS-së i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama: Sot nis një kapitull të ri në jetën time

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular