VIDEO/ Çfarë ndodh nëse Berisha refuzon të paraqitet në gjykatë? Avokati i njohur zbardh prapaskenat

Jepi Share

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar dosjen e ish-kompleksit “Partizani”, për të cilën u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha, si dhe u arrestua dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Avokati tha se në momentin që Berisha do të thirret në gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë ai duhet të shkojë patjetër, pasi mund t’i caktohet një masë më e rëndë sigurie.

“Berisha do jetë me se s’bën sot në gjykatë se po nuk shkoi merret masë tjetër sigurie. Do vejë se s’bën.

Masa e sigurimit ka afat, nuk është e njëjta me masën e arrestit. Kur jepet masa e arrestit është afati 72-orë, të cilin nuk mund ta tejkalosh. Po e tejkalove duhet ta lirosh personin. Për “Detyrim paraqitje” apo “Garanci pasurore”, kjo nuk lidhet me afat, mund ta thërrasin dhe nesër ose pasnesër”, tha Beqiri.

Në lidhje me dosjen, avokati tha se ka dhe ministra të tjerë, të kabinetit Berisha të cilët kanë firmosur në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportive “Partizani”.

“Për sa i përket dosjes aty me sa lexuan duket se është një aferë e hapur dhe e provuar. Problem është te ndërtimi i akuzës. Del përgjegjësia e mundshme ministrit të Ekonomisë, të Financave të Mbrojtjes. Sikurse dalin përgjegjësi edhe të të tjerëve nga kthimi dhe kompensimi i pronave. 20 komplekse sportive ka Shqipëria dhe asnjë prej tyre nuk mund të privatizohet. Edhe nëse je pronar duhet të kompensohesh se nuk e merr dot”, tha ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Më thirri Berisha në zyrë, u habita”, ish-drejtoresha e AKKP bën deklaratën tronditëse: Urdhrat vinin nga…

Read Next

VIDEO/Nën hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, Berisha: Shpifje të ulëta dhe një kosh me gënjeshtra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular