Një grup hetuesish belg kanë zbarkuar në Shqipëri, ku kanë zhvilluar takime me drejtues të SPAK dhe të prokurorisë së Elbasanit.
Nga burime të sigurta se në agjendën e bisedimeve kanë qenë ngjarjet e fundit kriminale në vendin tonë dhe në krye të listës qëndron dosja e Nuredin Dumanit.
Hetuesit belg kanë shtruar disa pyetje në lidhje me të shkuarën kriminale të Nuredin Dumanit, e cila mund të hedh dritë në disa ngjarje të rënda të ndodhura në vendin tone por dhe jashtë.
Policia arrestoi mbrëmjen e 29 marsit në Fier Nuredin Dumanin, i cili është i dyshuar për disa vrasje dhe është cilësuar si një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri brenda automjetit në rrugën Elbasan-Cërrik 5 orë para arrestimit në Fier, afro 100 kilometra larg vendngjarjes, kur u kap i plagosur dhe me armë zjarri.
Gjatë operacionit policor u arrestuan edhe tre persona të tjerë, ndërsa në banesën ku fshihej Dumani u gjet një armë zjarri automatike si dhe prova të tjera.